Rajon

Duroni edhe 8 muaj/ Vuçiç për serbët e Veriut

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka thënë se “do ta zgjidhë çështjen” për serbët që kanë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së së Beogradit pas liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në ditën e nënshkrimit në Parlamentin Europian, BE e bëri të qartë se liberalizimi vlen për pasaportat legjitime të lëshuara nga institucionet e Kosovës. Por, Vuçic thotë se për këtë do të flasë me BE-në dhe se do ta zgjidhë brenda tetë muajve.

“Është duke u diskutuar. Nuk mund t’ju premtoj sepse nuk është në dorën tonë, por besoj se do të zgjidhet në tetë muajt e ardhshëm, aq sa kemi kohë. Pra, kemi kohë deri më 1 janar për ta zgjidhur problemin dhe besoj se do ta zgjidhim”, tha Vuçic.

Siç shkruan mediumi në gjuhën serbe “Kossev” janë rreth 80-90,000 qytetarë serbë të Kosovës, të cilët ende përdorin si dokument udhëtimi pasaportën e lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e Beogradit. Ka pothuajse 15 vjet që Serbia lëshon pasaporta për serbët e Kosovës, por që janë të ndryshme nga ato për qytetarët e Serbisë.

TRENDING

Exit mobile version