Aktualitet

Durrës, Arrestohet ish drejtuesi i Kadastrës e 4 të tjerë, në kërkim ish juristi (EMRAT)

DURRES- Pesë persona janë arrestuar ndërsa dy të tjetër janë në kërkim pasi akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës. NTV mëson se bëhet fjalë për një tokë të ndodhur tek Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Në pranga ka rënë dhe ish-drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Leonard Kadrimi ndërsa në kërkim është ish-juristi i Kadastrës së Durrësit dhe një tjetër

Policia e Durrësit informon se është vendosur sekuestro preventive për pasurinë e paluajtshme që dyshohet se është përfituar nga 2 shtetas, njëri i arrestuar dhe babai i një të arrestuari tjetër.

Në kuadër të operacionit “Tjetërsimi” u arrestuan: Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha, Leonard Kadrimi dhe Gjovalin Ndoci. Ndaj tyre ishte caktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata e Durrësit.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.  Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar Lirim Xhameta ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi Dashnor Taulla (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit Leonard Kadrimi, Ardit Kërtusha,dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme”

Procedimi penal ishte regjistruar në muajin shkurt të vitit 2023, ndërsa është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Tjetërsimi”.

Operacioni ‘Tjetërsimi” Të arrestuar 
Lirim Xhameta, 58 vjeç dhe Dashnor Taulla, 61 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
Ardit Kërtusha, 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.
Në kërkim 
M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
K. K., 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  Lajmi ne perditesim..

 

Tjetërsuan 151 m2 tokë në Durrës, një prej të arrestuarve ish-kandidat i PS-së! I shpëtoi edhe një atentati në 2022
Pesë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjetër janë në kërkim pasi akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Në pranga ka rënë edhe ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha 33-vjeç, ish-kryetar i FRESSH. Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara.  31-vjeçari në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës.

Më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy.

Ardit Kërtusha, së bashku me Leonard Kadrimin dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme’. Ardit Kërtusha, 33 vjeç dhe Gjovalin Ndoci, 44 vjeç, të dy banues në Durrës, akusohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

‘Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.’- njofton prokuroria.

TRENDING

Exit mobile version