Kronike

Durrës, tentuan të fusnin në Shqipëri sende me vlerë të përfituara nga krimi, 3 të arrestuar

Tre shtetas janë arrestuar nga policia kufitare në Portin e Durrësit pasi tentuan të fusin në Shqipëri sende që dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Dy prej shtetasve janë arrestuar në flagrancë, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, ndërsa i treti dyshohet si bashkëpunëtor i të dyve.

E.S. dhe M.R. në hyrje të Republikës së Shqipërisë kanë kaluar në vijën e dytë për t’ju kontrolluar me imtësi automjeti furgon tip ‘Benz’. Si rezultat i kontrollit, u gjetën 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 1 bllokues valësh, 25 monedha të prerjes 2 euro dhe 6 celularë.

E.S., 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit dhe M.R., 31 vjeç banues në Tiranë, pasagjer në automjet u arrestuan në flagrancë.

Ndërkohë në vijim të veprimeve u vu në pranga edhe B.R., 35 vjec banues në Tiranë, pronari i automjetit dhe i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me dy shtetasit e tjerë për të futur sendet e paligjshme në Shqipëri. Sendet me vlerë u sekuestruan bashkë me furgonin ku u gjetën dhe 3 pasaporta.

Ndërkohë vijon puna për përcaktimin e vendit të origjinës së sendeve të sekuestruara, në bashkëpunim me homologët e vendeve të BE-së dhe Njësinë Antiskifter. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

TRENDING

Exit mobile version