Aktualitet

Dy apartamente në Durrës i vuri në emër të prindërve, shkarkohet nga detyra prokurori

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 12 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ndriçim Troplini. Vendimi u mor unanimisht nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin.

Ndriçim Troplini përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Prej vitit 2008 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Durrësit.

TRENDING

Exit mobile version