Sport

Dy lojtarë të infektuar me COVID-19 tek Italia U21, ngrihen dyshime dhe për talentin e Interit

Mbrojtësi i Interit raportohet se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Gazzetta Dello Sport shkruan se Bastoni është testuar dhe fillimisht testi i parë i doli negativ, kurse i dyti pozitiv. Do të testohet sërish sot për të parë nëse është apo jo i infektuar me COVID-19, ai momentalisht  është i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar se mbrëmë vonë kanë marrë përgjigjet e testeve dhe dy lojtarë janë të infektuar. Nuk përmenden emra, por do të ketë teste edhe për ata që kanë dalë negativë. Momentalisht është anuluar stërvitja e ditës së sotme për Italinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version