Kronike

Dy makina përplasen kokë më kokë, përfundon në spital e moshuara

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë, në vendin e quajtur “Fushë-Milot”.

Një automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një automjet tip “Benz”, e si pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar, 70 vjeçe.

Policia sqaron se e moshuara është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” pasi dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar nga ana e tij.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.

TRENDING

Exit mobile version