Kronike

Dyshohet se i përfitoi nga aktiviteti kriminal, 34-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 1 mln euro

Një 34-vjeçari në Elbasan i është sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, pasi dyshohet se e ka përfituar nga aktiviteti kriminal. Bëhet fjalë për Eris Skënderin, i cili më parë rezulton i dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milion euro, konkretisht: -një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2;  -një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik; -2 automjete dhe 1 motomjet. Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version