Sport

E ardhmja e Brozovic në pikëpyetje

Brozovic ka refuzuar ofertën e bërë ditën e djeshme nga Arabia Saudite. Kështu, Barcelona fillon të fërkojë duart dhe ndërsa Interi të shqetësohet pasi në këtë mënyrë nuk futet dot në tratativat finale për transferimin e Davide Frattesi.Mesfushori kroat në fakt luan me Arabët në rrjetet sociale me disa mesazhe provokuese në profilin e tij në Instagram. Madje mbrëmjen e djeshme, Brozovic ka postuar një foto me fanellën e Interit duke komentuar dy simbole të zemrave me ngjyrat zikaltër.Ai ende dëshiron të luajë në ligat e nivelit të lartë, në Europë. Përtej parave të Al Nassr që dëshiron të depozitojë në llogarinë e tij, ai ka refuzuar milionat e tyre sepse është i bindur se ka ende çfarë jep në Europë.Barcelona, klubi tjetër i cili ka shfaqur interes për kroatin, duket se tashmë mund të buzëqeshë dhe të tentojë nga afër diçka konkrete për ta transferuar mesfushorin e Interit në Spanjë. Nga ana tjetër, Inter dëshiron që kjo histori të mbyllet sa më shpejtë dhe të hidhet më pas në sulm për transferimin e mesfushorit italian, Davide Frattesi.

TRENDING

Exit mobile version