Sport

E bujshme nga mediat portugeze, Armando Broja në shënjestrën e Sporting

Armando Broja ka pasur një sezon të vështirë te Chelsea për shkak të dëmtimit të tij. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është në proces rikuperimi dhe duket se në sezonin e ardhshëm do të jetë gati për t’u futur në fushën e lojës dhe për të dhënë maksimumin e tij pas një ndalese të gjatë.

Edhe pse pa u aktivizuar për një kohë të gjatë, për Brojën kanë filluar interesimet.

Sipas “Bola Ne Rede”, media portugeze, Sporting është i interesuar për Armando Broja dhe kërkojnë ta sjellin në ekip në formën e huazimit gjatë merkatos së verës. Presidenti i Sporting, Federico Varandas ka qenë në Londër ditët e fundit dhe ka pasur takime me Chelsea dhe është diskutuar pikërisht për sulmuesin shqiptar.

Broja është kthyer në palestër për t’u rikuperuar nga dëmtimi i tij vitin e kaluar dhe ka bërë një përparim të mirë. Chelsea i ka munguar prania e një sulmuesi si Broja dhe definitivisht bomberi kuqezi do të kishte qenë vendimtar për “blutë” e Londrës në këtë sezon të vështirë.

Chelsea në fakt është në kërkim të një sulmuesi qendror, por nuk janë duke u nxituar pasi me ardhjen e mundshme të trajnerit Pochettino në stol, trajneri argjentinas do t’i jepte mundësinë Romelu Lukakut pasi të kthehej nga fundi i kontratës së tij të huazimit me Interin.

Kështu, me ardhjen e Lukakut, Chelsea do ta lejonte Brojën të rigjente formën e tij te Sporting

TRENDING

Exit mobile version