Pinknews

E dashura e re e princ Lekës, ish-mikeshë me bashkëshorten e tij

Elia Zaharia ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto kohët e fundit, për arsye të lajmeve të ndarjes me princ Lekën. Po ashtu edhe për lidhjen e re të Lekës. Ndërsa Leka dhe fotografja Blerta Celibashi po jetojnë romancën e dashurisë, Elia është “hakmarrë” me çiftin e ri, duke i hequr të dy nga rrjetet sociale. Elia Zaharia dhe Blerta Celibashi ndiqeshin në Instgram, pasi dikur kanë qenë mikesha. Por duket se përveç martesës me princin, Elia i ka vënë kapakun edhe miqësisë me fotografen. Kujtojmë se divorci i Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie. Fryt i martesës së tyre është një vajzë.

TRENDING

Exit mobile version