REAGIM

E dimë që je i varfër, por mos protesto

Reagim nga NTV.AL

E dimë që je i varfër, por mos u anko. Mos protesto. Lumturohu dhe bëhu mirënjohës për atë që të japin.

Shkoni në një fabrikë apo uzinë, në fasoneri apo tjetërvend ku punëtorët punojnë, edhe pse paguhen pak, prapë punojnë.

Mësuesit paguhen pak, apo jo. Punëtorët gjithashtu paguhen pak, është po aq e vërtetë. Megjithatë, këta punëtorë, në vend që të luftojnë për të siguruar kushte më të mira, të përshtatshme për koston e lartë të jetesës (faturat e larta, falë strategjisë largpamëse të qeverisë sonë), duhet ta pranojnë këtë kusht. Të punojnë dhe kaq. Nuk duhet të jenë të pakënaqur.

Ajo që më zemëron më tepër janë disa “personazhe”, burra apo gra, që jetojnë dhe paguhen në dhe nga studiot televizive, që vazhdimisht janë në qendër të vëmendjes, që ndiejnë të drejtën e ‘karamelizimit” të vështirësive me të cilat përballen njerëzit e zakonshëm. Jeta që ata bëjnë mes lehtësisë, famës dhe pasurisë, ua ka turbulluar shikimin. Mos janë verbuar? Herë pas here ata duket sikur duan të përcjellin mesazhin se varfëria është e mirë, ose më mirë “je i varfër, por mos u anko, mos na shqetëso me problemet e tua”. Në thelb atyre ti nuk i intereson…

TRENDING

Exit mobile version