Rajon

E dua Serbinë/ Roth i përgjigjet Vuçiçit: Por ti nuk je Serbia

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun Gjerman, Michael Roth, ka kritikuar politikën autoritare të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili më herët e ka quajtur atë, urrejtës të serbëve.

Roth ka publikuar një pjesë të fjalimit të Vuçiçit nga konferenca e fundit për media në rrjetin social X (Twitter) duke shkruar se deklarata “Unë jam shteti” nuk vlen më në Bashkimin Evropian.

“Ti nuk je Serbi presidenti Vuçiç! Unë ju kritikoj ju, miqësinë tuaj me Rusinë dhe politikën autoritare. Nga ana tjetër, unë e dua popullin serb. Je ti dhe politika juaj, pengesa më e madhe për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian”  – ka theksuar kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman.

Presidenti serb, më pare, iu referua debatit të nisur në Twitter nga përgjigja e kryeministres Ana Brnabiç ndaj vlerësimit të Roth se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të drejta dhe as të lira.

“Imagjinoni Ana Brnabiç të guxojë t’i përgjigjet Roth-it. Le të luajë me shtete të tjera, nuk do të luajë me Serbinë. Ai nuk është zotëri, e njoh mirë, ai është urrejtësi më i madh në Gjermani I Serbisë” – eshte shprehur Vuçiç

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, duke reaguar ndaj rekomandimeve të bëra nga ODIHR në lidhje me zgjedhjet e 17 dhjetorit, tha se Bundestagu gjerman nuk ka zbatuar asnjë rekomandim të ODIHR përgjatë 10 viteve.

Roth më pas deklaroi se ODIHR-i kurrë nuk ka regjistruar parregullsi të mëdha zgjedhore në Gjermani, rregullimin e listës së votuesve apo parregullsi lidhur me votues fantazmë si në Serbi, pas së cilës Brnabić e akuzoi atë se ajo “as nuk e kishte marrë mundimin të lexonte” raportin për Serbinë.

“Po të kishit lexuar raportin që guxoni të komentoni, do kishit parë që ODIHR-i, ka shprehur vetëm pretendime të pabaza dhe të paargumentuara të opozitës” – ka shkruar Brnabiç dhe ka shtuar se në raport nuk përmendet shprehja “votues fantazmë” që ka përdorur Roth.

TRENDING

Exit mobile version