E ëma e Sindit, e pranishme në studion e “PërPuthen”, tha se e bija e ka patur shumë të vështirë fillimin e emisionit, e kjo për pasojë edhe e komenteve të ndryshme, jo dhe aq mbështetëse që ajo ka marrë.
Ajo tha se Sindi e përjetoi aq keq, sa ra edhe nga pesha, pavarësisht mbështetjes së familjes.
Ajo pati dhe një kritikë ndaj së bijës, ku tha se reagimi ndaj Arjanit, pasi ky i tha “më vjen gjynah për ty”, ajo u shpreh se opinionisti ja tha nga ana e dashurisë, por shtoi se një vajzë nuk mund të shpërthejë aq keq.
“Ndikohemi si familje nga komentet. Sindi e përballoi më rëndë seç duhet, pati një rënie drastike në peshë, pavarësisht se ne e mbështetëm shumë. Nuk jam dakord nga reagimi që pati ndaj Arjanit. Një vajzë nuk mund të shpërthejë aq keq, po Sindi ishte mbingarkuar nga të gjitha, dhe pjesën që i tha Arjani “më vjen gjynah”, ja tha nga ana e dashurisë sepse dashuria është vërtetë e bukur, pro Sindi do atë dashurinë perfekte”, tha ajo.