Pinknews

E FUNDIT/ Lorenc Hasrama konfirmon ndarjen e Eglit dhe Olsi Bylykut?

Prej disa kohësh qarkullojnë zërat se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar apo ka konfirmuar lajmin, sërish njerëzit mendojnë se janë ndarë.

Por, duket se miku i tyre i afërt, Lorenc Hasrama, e ka konfirmuar ndarjen e tyre dhe është shprehur:

“Unë me Eglin kemi qenë shokë që në gjimnaz. i kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri. Raportet me ta janë shumë okay. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bën të lumtur dhe unë u uroj vetëm të mira të dyve”.

“Unë edhe Olsi kemi super miqësi, jo më larg se mbrëmë kemi ndenjur në studio deri vonë”, duke treguar kështu se nuk ndërhyn në jetën e tyre dhe se vijon të ruajë të njëjtat raporte me secilin.

Thashethemet për ndarjen e tyre nisën që në prill të këtij viti, pasi njerëzit panë se të dy kishin fshirë nga rrjetet sociale fotot me njëri-tjetrin. Më pas, Egli nuk e uroi publikisht Olsin në ditëlindjen e tij, më 18 prill.

TRENDING

Exit mobile version