Politike

E FUNDIT/ Rama shkarkon ministren e financave Delina Ibrahimaj

“Ntv.al” raportoi se kryeministri Edi Rama shkarkoi nga detyra gjatë mbledhjes urgjente të Qeverisë, një nga ministret e tij. Burime për ‘nTv.al’ bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Arsyeja e shkarkimit të ministres së Financave dhe Ekonomisë ende nuk bëhet e ditur. Shkarkimi i Ibrahimajt përbën edhe të dytin në pak ditë nga kryeministri Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vend të tij emëroi Taulant Ballën në pozitën e lartë.

TRENDING

Exit mobile version