Sport

E gjithë vëmendja në finalen e Botërorit, formacionet zyrtare

Argjentina dhe Franca luajnë sot në 16:00 finalen e Botërorit në Katar. Në “Lusail Stadium” dy skuadrat do kërkojnë të bëjnë të vetën trofeun më të rëndësishëm për kombe, me trajnerët Scaloni dhe Deschamps që kanë zbardhur formacionet zyrtare.

Te Argjentina rikthehet nga minuta e parë Di Maria, ndërsa Leo Messi do ketë mbështetjen e Mac Allister dhe të riut Julian Alvarez. Deschamps nga ana tjetër rikthen në formacion Varane, Upamecano dhe Rabiot që kanë munguar për shkak të dëmtimeve apo problemeve me gripin.

Formacionet zyrtare:

Argjentina: Emiliano Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Acuña; Di María, De Paul, Enzo Fernández, Mac Allister; Leo Messi. Julián Álvarez.

Franca: Lloris; Koundé, Varane, Upamecano, Théo Hernandez; Antoine Griezmann, Tchouaméni, Rabiot; Dembélé, Giroud, Mbappé.

TRENDING

Exit mobile version