Kronike

E goditi makina te vizat e bardha sapo doli nga puna, 36-vjeçarja në Tiranë ndërron jetë

Vajza që shihni në foton e mësipërme është 36-vjeçarja nga Tirana, Merita Ferracaku.

Ajo ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital, teksa 10 ditë më parë u përplas nga një automjet tip “Skoda”, teksa po kalonte në vijat e bardha.

Miqtë dhe familjarët kërkuan ndihmë, pasi Merita kishte nevojë për gjak.

E reja prej disa ditësh luftoi me vdekjen, ndërsa dje ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 23:00 të 14 Janarit, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në Tiranë.

Familjarët dhe kolegët e Meritës prej ditësh po kërkojnë që të vihet drejtësi, teksa Policia bëri me dije se shoferi që shkaktoi aksidentin është arrestuar një ditë pas aksidentit.

Në pranga është vënë shtetasi R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Blutë e kryeqytetit bënë gjithashtu me dije se gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda” nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

TRENDING

Exit mobile version