Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, ka treguar se së fundmi ka vënë re disa simptoma të ngjashme me ato të Covid-19 te vetja. Si pasojë ajo ka bërë analizat, të cilat i kanë rezultuar negative.
Por e shqetësuar nga simptomat që ka, Maliqi ka vendosur të bëjë edhe një herë analizat. Jonida ka vendosur që të gjithë këtë ta ndajë me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Gjatë bashkëbisedimit, dikush e pyeti nëse e ka zënë Covid, ndërsa ajo i është përgjigjur: “Simptomat kështu duken, por nesër do i ribëj analizat, sepse të parat më dolën negative”.