09/06/2021 , 15:46

E kryer: Barcelona siguron një tjetër sulmues, të premten zyrtarizimi

Georginio Wijnaldum i iku nga duart Barcelonës në momentet e fundit. Mesfushori preferoi milionat e PSG-së, që i ofroi trefishin e rrogës që i propozonte klubi katalanas.

Ndryshe do të ndodhë me Memphis Depay. Sulmuesi holandez është një kërkesë e trajnerit Roland Koeman dhe presidenti Joan Laporta e ka gjetur akordin me agjentin e lojtarit.

Sport.es raporton se sulmuesi, i cili vjen si lojtar i lirë nga Lyon, do të zyrtarizohet ditën e premte si lojtari më i ri i skuadrës së Leo Messit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin