Vullnet Mema është një nga personat që ka rënë pre e Mirela Laçit, e cila arriti që t’i merrte plot 19 mijë euro. Për mikrofonin e emisionit “Shqipëria Live”, Vullneti ka treguar se ajo i ka thënë se kishte shumë para në llogarinë e saj në bankë, por që t’i zhbllokoheshin duhet të paguante komision.
“Ajo më tha se konstruktoj spitale, rrugë, fabrika. Më krijoi një lloj besimi. Më tha nuk të bëj gjë tjetër, do ti jap borxh. Unë i kërkova punë për djalin e madh. Nuk më dha detaje për paratë në bankë”, tregoi Mema.
Ky i fundit shtoi se kur kanë shkuar në bankë, ai ka firmosur shumë letra, por që nuk i kanë dhënë asnjë kopje të atyre letrave.
“Kishte vetëm 800 mijë euro, të ndarë në dy çeqe me nga 400 mijë euro. Autorizoi Vullnet Memën për të marrë lekët. Unë firmosa shumë letra, por nuk më dhanë asnjë kopje. Kur dolëm, Mirela doli më një zarf ku kishte dy çeqet. Shkova të nesërmen të banka dhe punonjësja më tha se duhet të vinte vetë personi, por ato ishin false”, rrëfeu Vullneti.
I pyetur se si e mori vesh se Mirela e kishte mashtruar, Mema tha se e pa në një gazetë që ia kishte dërguar një shok i tij.
“Më sjell një shok një gazetë, ku pashë se më kishte mashtruar. Shkoj te krimi ekonomik dhe e denoncova. Pasi doli në gjyq u dënua me 2 vjet e 7 muaj, dhe aty u vendos që duhet të më kthejë lekët pas. Mirela thotë se është përdorur nga njerëz të tjerë dhe se nuk mundet që të më kthejë lekët pas. Jo vetëm që djalin nuk e mori në punë, por më vodhi edhe lekët”, tha Vullneti.
gsh/