Kronike

E mitura largohet nga banesa e saj, familjarët e saj alarmojne policinë

Një 17-vjeçare raportohet se është larguar nga banesa e saj. Denoncimin për largimin e saj e ka bërë një 34-vjeçare banuese në Shkodër ditën e djeshme. Policia po punon për të gjetur të miturën .

Ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar me inicialet B.K në Shkodër, pasi ka dhunuar motrën e tij.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Më datë 09.03.2024, një 34-vjeçare, banuese në Shkodër, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër se është larguar nga banesa vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e të miturës.

TRENDING

Exit mobile version