Bota

E mitura u pë*rdhunua nga nëna dhe njerku, dëshmia tronditëse: Më e sigurt të kryente marëdhënie seksuale me ne sesa me të huajt

Një vajzë 15-vjeçare në Utah SHBA ra viktimë e përdhunimit nga nëna dhe njerku i saj, për më shumë se një vit. Çifti u arrestua të enjten e kaluar në Provo, Utah, pasi policia iu përgjigj një telefonate nga një e mitur, e cila tha se ishte ngacmuar seksualisht për një vit e gjysmë.

Nëna dhe njerku i adoleshentes, të dy në të 30-at, iu afruan asaj me idenë për të pasur përvoja seksuale së bashku, sipas policisë, duke besuar se marëdhënia seksuale me ta ishte më i sigurt për të sesa me të huajt.

Çifti akuzohet, abuzim seksual të dhunshëm dhe përdhunim, ndërsa theksohet se adoleshentja, nëna dhe njerku i saj nuk janë bërë të ditur për të mbrojtur identitetin e viktimës së dyshuar.

“Një vit më parë unë dhe nëna e saj mësuam se 15-vjeçarja donte të takohej dhe të kryente marëdhënie seksuale me të panjohur në internet”, dëshmoi njerku duke shtuar se ai dhe gruaja e tij vendosën që t’i mësonin viktimës për aktin seksual.

Veç kësaj, njerku dyshohet se u tha autoriteteve se ai dhe nëna e vajzës blenë lodra seksi për 15-vjeçaren dhe bënë dush me të, ndërsa pranoi se ai dhe gruaja e tij i tregonin viktimës se si t’i përdorte lodrat e seksit. Nëna i tha policisë se kishte kryer akte seksuale me burrin dhe vajzën e saj.

TRENDING

Exit mobile version