Politike

E moshuara u dhunua nga dy fqinjë, Braçe: Më turp nuk ka

Dy persona u vunë në pranga ditën e sotme në Divjakë, pasi akuzohen si autorë të dhunës ndaj një të moshuare dhe vjedhjes së bizhuterive që ajo posedonte. Pas ngjarjes së rëndë, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj dhunës që është ushtruar ndaj të moshuarës. Braçe thotë se është një trup që grabitësit ishin nga i njëjti fshat, ku edhe pse e dinin se e moshuara ishte e vetme dhe e pambrojtur, e kanë dhunuar e më pas grabitur.

“Nëna në foto është Rahime Dardha, barbarisht e dhunuar! Është nga Shenepremte, Divjake. Tre ditë më parë, dy horra po nga ky fshat, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën. 82 vjeç, e vetme, i ka rezistuar grabitësve, të cilët e kane dhunuar barbarisht, katandisur kështu siç e shihni!

Nga momenti i parë i ngjarjes deri dje në mbrëmje vone, Policia ne Divjakë ka kryer çdo veprim te paraparë nga ligji, për të vënë në pranga grabitësit. Dje ne mbrëmje vonë janë lidhur me pranga, që të dy. Me ta janë gjetur edhe materialet e vjedhura. Shumë shumë faleminderit Policisë së Divjakës!

Në anën tjetër. Siç thashë, të dy grabitësit janë nga i njëjti fshat, fqinje domethënë; me turp nuk ka!

Të dish sa vjeç është, të dish që është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë me parë, kurrë në atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë”, shkruan Braçe.

Për këtë ngjarje, kanë përfunduar në pranga Adrian Balla 25 vjeç dhe Gentian Keçi 29 vjeç. Denoncimi u bë nga e moshuara, 81 vjeç, e cila kallëzoi se dy personat i ishin futur në banesë dhe e kishin dhunuar e më pas kanë grabitur bizhuteritë e floririt që kishte në shtëpi.

TRENDING

Exit mobile version