Kosova

E pabesueshme/ Horri i padronit shtyp minën me sahat

Edhe pse ai e ka përfunduar mandatin si president i Sllovenisë dy vite më parë, Borut Pahor, ende i përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në Evropë, teksa dhe ka themeluar Institutin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” për promovimin e dialogut, pajtimit, zgjidhjes paqësore të çështjeve të hapura, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Pahor, i cili ka pasur funksionet kryesore në politikën sllovene dhe si njëri nga figurat më të rëndësishme në politikën ballkanike, në një intervistë ka folur për Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë e arritur gati një vit më parë.

Ndërkaq për mos zbatimin të kësaj dakordance, ai ka bërë përgjegjës Kosovën dhe Serbinë, teksa u shpreh se të dyja palët duhet të fokusohen në zbatimin e marrëveshjes.

“Nuk do ta nënvlerësoja përpjekjen e BE-së dhe vendeve anëtare të Unionit. Duhet të dimë një gjë: ata mund ta ndihmojnë dialogun, por nuk mund të zëvendësojnë përgjegjësinë e Kosovës dhe Serbisë. Në këtë fazë, të gjithë jemi të zhgënjyer, por nuk duhet të heqim dorë. Përpjekja kryesore duhet të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjes” – deklaroi Pahor.

Teksa u pyet për paralajmërimet për mundësinë e konflikteve në Ballkan, e ku zakonisht përmendet Kosova dhe Bosnja dhe Hergogovina, Pahor u shpreh se e sheh zgjerimin e Bashkimit Evropian si preventivë.

“Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që duhet për të ruajtur paqen dhe sigurinë. Mjeti kryesor për ta bërë këtë është zgjerimi i BE-së në të gjithë rajonin. Por ndërkohë, ka disa mundësi që gjërat të shkojnë keq” – potencoi ish presidenti i Sllovenisë

Por, si një politikan i angazhuar për raporte të shëndosha në Ballkan, ai mendon se ka mungesë besimi nga të dyja palët, vendet e rajonit dhe Bashkimi Evropian.

“Rajoni nuk beson se zgjerimi do të ndodhë ndonjëherë, kurse BE-ja nuk beson se rajoni është gati të pranojë rregullat dhe të reformojë veten. Këshilla ime do të ishte: BE-ja të thotë se do të jemi të përgatitur për zgjerimin në vitin 2030 dhe kushdo që do të jetë i përgatitur, do marrë anëtarësimin” – theksoi Pahor

Në sytë e ish-presidentit slloven zgjerimi i Bashkimit Evropian në rajon nuk është i mundur pa Serbinë edhe pse e kjo e fundit është i vetmi vend i Europës që nuk ka vendosur sanksione Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

“E kundërta do të ishte shumë keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Ne duhet të bëjmë pothuajse çdo gjë të mundshme për ta marrë Serbinë në anën evropiane dhe jo ta lëmë në anën ruse” – deklaroi ish presidenti.

TRENDING

Exit mobile version