Bota

E PABESUESHME /Nëna gjen fëmijën me 20 plagë, ja si justifikohet stafi i çerdhes

Një nënë në Australi shkoi të merrte fëmijën e saj 10 muajsh në çerdhe, por u trondit kur e ka atë me 20 gërvishtje në fytyrë.

Nëna e cila kërkoi menjëherë shpjegim nga stafi, zbuloi se gërvishtjet në fytyrë ishin për shkak të një aksidenti. Gjatë ndërrimit të pelenës një fëmijë tjetër që ndodhej pranë tij, i ka gërvishtur fytyrën.

Prindërit e Noes ishin të tmerruar dhe të zemëruar kur panë djalin e tyre në atë gjendje.“Kemi shpërthyer në lot. Nuk mund ta besonim që diçka kaq e tmerrshme do i ndodhte djalit tonë të vogël”, thanë ata për mediat.

Prindërit e çuan menjëherë djalin në spital dhe mjekët ngritën dyshimin se ai nuk mund të gërvishtej kaq shumë nga një fëmijë tjetër në çerdhe. Ata u kujdesën për djalin 10 muajsh  dhe i thanë prindërve se plagët e tij do të shërohen së shpejti dhe nuk do të linin gjurmë. Babai i Noah dyshon se bëhet fjalë për dhunë.

“Burri im thotë se definitivisht nuk ishte aksident dhe ishte abuzim me fëmijë”, tha nëna.

Kopshti u ka kërkuar falje prindërve, por ata kërkojnë dëmshpërblim. Autoritetet po hetojnë incidentin për të përcaktuar nëse ishte vërtet një aksident apo është dhunuar.

TRENDING

Exit mobile version