Politike

“E paprecedentë që po tentojnë krijimin…”/ Bardhi: Rama po synon të marrë nën kontroll KLSH-në

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me deputetët.

Bardhi tha se është e paprecedentë që deputetët po tentojnë të krijojnë një nënkomision që të auditojnë çështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion.

“Shqetësim për një tentativë të mazhorancës për krijimin e një nënkomisioni për auditim kombëtar që synon të marrë nën kontroll KLSH. Mazhorancë të heqë dorë nga kontrolli ndaj institucioneve. KLSH raporton në Kuvend por e paprecedentë që deputetët me nënkomision të auditojnë cështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion.”, tha Bardhi.

TRENDING

Exit mobile version