Kronike

FOTO/ Zjarr në banesën e një çifti të moshuarish në Ersekë, çfarë dyshohet

Në fshatin Boshanj të Ersekës ka rënë zjarr në një godinë në pronësi të një çifti të moshuarish. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën që përdoret për gatim dhe mbajtjen e zahirev.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikëses u bë i mundur izolimi i flakëve të cilat depërtuan deri jashtë dhe rrezikuan banesën e çiftit të moshuar së bashku me 3 banesa të tjera në afërsi.

Fatmirësisht nuk pati probleme në njerëz pasi çifti i të moshuarve ka dalë menjëherë jashtë ndërkohë mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku ose ndonjë shkëndijë elektrike.

TRENDING

Exit mobile version