Aktualitet

E pazakontë/ Shkolla në Shkodër del me pronar, fëmijët bëjnë mësim në natyrë

 Fëmijët e një shkollë ne Velipojë të Shkodrës po bëjnë mësim në natyrë. Kjo pasi shkolla e tyre në fshatin Mali Kolaj, i ka dalë pronari dhe nuk lejon që fëmijët të zhvillojnë mësimin normalisht në klasa.

Deri më tani Drejtoria e Arsimit por as edhe Bashkia Shkodër, nuk ka arritur që t’i jap një zgjidhje këtij problemi. Që ku është hapur shkolla dhe deri më tani, fëmijët po zhvillojnë mësim në oborrin e Shkollës, por me ndryshimin e kushteve atmosferike edhe oborri nuk do të jetë një vend për të bërë mësim.

Kjo situatë aspak normale nuk është vetëm në Shkodër, pasi ditën e djeshme u raportua dhe per dhe mungesën e një shkolle në fshatin Goriçan të bashkisë Dimal. Në këtë fshat, fëmijët bëjnë mësim në banjot e një lokali bastesh./ dosja.al

TRENDING

Exit mobile version