Shkrime

E premtja e zezë/ Çudit Albin Kurti

E premtja e 26 majit e gjeti veriun e Kosovës në një tjetër përleshje midis Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë pas përpjekjve të kryetarëve të rinj të komunave veriore për t’u vendosur në zyret e tyre. Situata e krijuar atje dhe kërcënimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të dërguar ushtrinë, rriti shqetësimet e aleatëve të Kosovës, në vazhdën e frikës nga një përshkallëzim i situatës që mund të shkaktojë akte të mëtejshme të dhunshme dhe paqëndrueshmëri. Ndonëse në reagimin e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken u tha se veprimet ishin “në kundërshtim me këshillat e SHBA-së dhe partnerëve evropianë”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se nuk është shumë i shqetësuar për këtë situatë, duke shprehur madje bindjen e tij se Kosova vazhdon të gëzojë mbështetjen e palëkundur të Perëndimit.

Përkundër faktit se reagimet e aleatëve të Kosovës për situatën në veri zbuluan mungesën e koordinimit, duke komentuar këtë, Kurti në një prononcim të fundit shprehu besimin se qeveria e Kosovës gëzon mbështetjen e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë.

“E kemi mbështetjen e ndërkombetarëve dhe mirë po shkon puna”, – tha kryeministri Albin Kurti

Rrjedha e ngjarjeve në pjesën veriore të Kosovës u përcoll me kritika të ashpra dhe paralajmërime të forta nga aleatët e Kosovës. I pari në reagim nga ndërkombëtarët ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili në një gjuhë të padëgjuar më parë ndaj veprimeve të shtetit kosovar, i quajti “masa të dhunshme”.

Reagimi i fortë erdhi shumë shpejtë edhe nga Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken i cili dënoi ashpër veprimet e qeverisë së Kosovës duke i bërë madje thirrje direkte kryeministrit Kurti t’i ndalojë menjëherë “masat e dhunshme”.

Përmes një deklarate të sekretarit Antony Blinken, të publikuar edhe në faqen e Departamentit të Shtetit, ShBA dënoi veprimet e Kosovës, duke përmendur se ishin “në kundërshtim me këshillat e ShBA-së dhe partnerëve evropianë”.

Madje, shteti që konsiderohet si aleati më i madh i Kosovës, theksoi qartë se këto zhvillime do të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, e madje përmendet edhe fjala “pasojë”.

Pas sekretarit Bliken, reagime të menjëhershme pati edhe nga Bashkimi Evropian duke thënë se nuk do të pranojë asnjë veprim të njënashëm, apo provokues.

TRENDING

Exit mobile version