08/06/2021 , 10:17

E quajti kineze, Yuri Kim fton komentuesin në ambasadë: Ju mirëpres t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim i ka kthyer përgjigje një prej komentuesve të saj, i cili e quajti atë kineze, në një foto të publikuar të saj me këngëtaren Ermira Babalia.

‘Dashuria Shqiptaro-Kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”, shkruan komentuesi.

Kim i ka kthyer përgjigje duke e ftuar për një bisedë në zyrën e ambasadës Amerikane për t’i treguar historinë krenare të vendit nga vjen dhe ai t’i tregojë pse mendon se ajo është kineze.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i përgjigjet ambasadorja Kim.

J.GJ./Shqiptarja.com

Related Posts

Kategorite

BIoscalin