Aktualitet

E rëndë/ 15-vjeçari qëllon me thikë bashkëmoshatarin

Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është plagosur me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë paradite në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”. Dy adoleshentët janë konfliktuar më njëri-tjetrin në ambientet e shkollës dhe njëri prej tyre ka qëlluar jtetrin me thikë. Për pasojë, i plagosuri është dërguar në spital, ndërsa autori në komisariat.

Njoftimi:

Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version