Kronike

E rëndë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij, detajet e para

Trupi i pajetë i një 47-vjeçari me inicialet A. M., është gjëtur ditën e sotme rreth orës 12:00 në banesën e tij në lagjen “Perash” në Shkodër. Ishin familjarët e tij ata që e gjetën 47-vjeçarin e pajetë si fillim dhe sipas njoftimit të policisë dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 12:00, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në banesën e tij në lagjen “Perash”, shtetasi A. M., 47 vjeç. Paraprakisht, në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se humbja e jetës është prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes.”

TRENDING

Exit mobile version