Bota

E rëndë/ Furgoni shtyp për vdekje çiklistin shqiptar

Një çiklist shqiptar ka gjetur vdekjen në Santa Maria a Cubito, pasi u shtyp nga një furgon. Policia ka mundur të arrestojë pas disa orësh drejtuesin e furgonit, i cili e përplasi shqiptarin e më pas u largua në këmbë, raportojnë mediat italiane.

I arrestuari, i mbrojtur nga avokati Marco Ucciero, ndodhet me burgun e Santa Maria Capua Vetere.

Çiklisti shqiptar vdiq menjëherë pasi u shtyp nga automjeti me 4 persona në bord, pas një përplasjeje që mori nga ana e pasme.

Kur kuptuan tragjedinë, 4 personat në furgon në vend që të shpëtonin viktimën janë larguar në këmbë duke e lënë mjetin në vend. Hetimet janë duke u zhvilluar nga policia në stacionin Villa Literno.

TRENDING

Exit mobile version