Bota

E rëndë/ Gjendet të vdekur në banesë çifti i moshuar

Një çift i moshuar kanë humbur jetën në Itali brenda banesës së tyre.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në periferi të Osimo, ku dy të moshuarit 75 dhe 80 vjeç janë gjetur nga shërbimet e urgjencës të pajetë në ambientet e banesës së tyre.

Sipas mediave dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi 80 vjeçari ishte rrëzuar në banjo dhe ka humbur jetën dhe bashkëshortja e cila duket se në tentativë për të ndihmuar bashkëshortin ka rënë nga shkallët.

Autoritetet theksojnë se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit , ndërsa disa orë më vonë edhe gruaja mund të ketë humbur jetën pasi nuk ka pasur mundësi që të kërkonte ndihmë.

TRENDING

Exit mobile version