Bota

E rëndë/ Mjekët zviceranë iu kërkojnë pacientëve të infektuar me Covid-19 të lënë testamentet sa më herët

ZVICËR- Mjekët zviceranë iu kanë thënë pacientëve më të rrezikuar nga koronavirusi që t’i shkruajnë testamentet e tyre paraprakisht për ta lehtësuar presionin në repartet e kujdesit intensiv. Sipas Reuters, Shoqata Zvicerane për Mjekësi Instensive iu bëri thirrje këtë javë atyre që janë veçanërisht të rrezikuar nga pandemia, përfshirë personat mbi moshën 60-vjeçare, personat me probleme në zemër dhe me diabet, që dëshirat e tyre t’i vendosin në letër në rast se të ndodhë më e keqja.

“Kjo do t’i mbështesë të afërmit tuaj, por edhe ekipet e njësive të kujdesit intensiv, kur ata të marrin vendime në mënyrë që trajtimi të bëhet në mënyrën më të mirë sipas dëshirave individuale të pacientëve”, thuhet në deklaratën e Shoqatës Zvicerane për Mjekësi Intensive.

Sakaq ky veprim është kritikuar nga një grup për mbrojtjen e të drejtave të të moshuarve. Organizata “Pro Senectute Schëeiz”, e cila merret me të drejat e të moshuarve, ka thënë se ky veprim është i tepërt. Sipas tyre, thirrja e mjekëve, ndonëse në kohëra normale do të ishte këshillë e kuptueshme, tani krijon përshtypjen e një urgjence të panevojshme dhe një panik të shtuar.

Por, Kryetari i Shoqatës Zvicerane për Mjekësi Intensive, Thierry Fumeaux, që punon si mjet në repartin e kujdesit intensiv në qytetin perëndimor, Nyon, ka thënë se kjo shoqatë nuk ka për qëllim që ta vendos nën presion apo që t’i lirojë shtretërit, por vetëm t’i nxisë pacientët e rrezikur të mendojnë paraprakisht.

“Kjo nuk është thirrje për sakrificë. Është vetëm thirrje për të marrë përgjegjësi për autonominë e tyre”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version