Kronike

E RËNDË në Berat/ Po punonte tokën, 45-vjeçari vdes pasi e zë poshtë traktori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në Berat, ku një 45-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dimal, në fshatin Sheq, ku 45-vjeeçari ka humbur jetën pasi e ka zënë poshtë traktori, me të cilin ishte duke punuar tokën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, shtetasi, 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet buqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

TRENDING

Exit mobile version