Bota

E rëndë në Greqi/ 39-vjeçari shqiptar i dehur, qëllon me armë dhe vret gruan

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij rumune. Sipas mediave greke, vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës.

39-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur në momentin kur ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij, e cila fatkeqësisht humbi jetën.

Pas vrasjes, ka qenë vetë ai që ka telefonuar policinë duke i treguar për aktin e rëndë dhe më pas është arrestuar. Shqiptari rezulton i njohur për autoritetet pasi rezulton me precedent penal për drogë.

 

TRENDING

Exit mobile version