Kronike

Shoferi i dehur përplaset me një mjet, ndërron jetë pasagjerja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë. Një 58-vjeçare ka humbur jetën.

Policia raporton se shkak është bërë një drejtues i cili ka qenë në gjendje të dehur, i cili duke lëvizur me makinë është përplasur me mjetin që po udhëtonte 58-vjeçarja E.V., e cila ka qenë pasagjere.

Po ashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesi i mjetit ku po udhëtonte 56-vjeçarja, konkretisht 34-vjeçari I.V., si edhe dy pasagjerë të tjerë. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi i dehur i mjetit tjetër, I.D., 60 vjeç, është arrestuar nga policia.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën “Elbasan-Tiranë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç”, njofton policia.

TRENDING

Exit mobile version