Aktualitet

E rëndë/ Vdes në kampin anglez një emigrant, dyshohet..

Një burrë që mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me gomone një javë më parë dhe që po qëndronte në kampin Manston, Angli ka vdekur.

Autoritetet kanë konfirmuar se emigranti, shtetësia e të cilit ende nuk dihet u sëmur ndërsa ishte në qendrën e paraburgimit në Kent dhe u dërgua në spital, por më vonë vdiq.

Mësohet se emigranti kishte mbërritur me gomone më 12 nëntor dhe është sëmurë të premten në mbrëmje. Një zëdhënës i Home Office ka deklaruar:

Mund të konfirmojmë se një person që qëndronte në Manston ka vdekur këtë mëngjes (të shtunën] në spital pasi nuk ishte mirë. Dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për të gjithë të prekurit. Derisa të bëhet një ekzaminim pas vdekjes, nuk mund të komentojmë në detaje, por në këtë fazë nuk ka asnjë provë që të sugjerojë se kjo vdekje tragjike është shkaktuar nga një sëmundje infektive.

Burimet e Home Office thanë se ata po përpiqen të kontaktojnë me të afërmit e burrit.

Ndërkohë vlen të thuhet se në këtë kamp qëndrojnë edhe qindra shqiptarë pasi presin që kërkesat e tyre për azil të merren në shqyrtim.

TRENDING

Exit mobile version