Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku nipi dhunoi dhe përdhunoi gjyshen. Ngjarja në fjalë ka tronditur opinionin publik dhe të shumta kanë qenë reagimet.
Rozana, e cila herë pas here reagon ndaj këtyre fenomeneve, është shprehur se dënimi me vdekje nuk duhet të mungojë në asnjë Kushtetutë të Botës. Sipas saj, ky dënim duhet të jetë primar mbi ligjet e tjera.
Këngëtarja e njohu r shton se ligji i dënon, por jo siç e meritojnë. “Është e vërtetë që çdokush ka nevojë për një shans të dytë në jetë, por si mund ti jepet shansi një manjaku kur ky i fundit nuk i dha kurrë shans presë së tij.
“Dënimi me vdekje është një fenomen i cili nuk duhet të mungojë në asnjë Kushtetutë të Botës. Ai duhet të jetë primarë mbi ligjet e tjera. Cdokush duhet të marrë dënimin që meriton. E si mund të falet me jetë dikush që përdhunon një grua te moshuar, nje vajze te pambrojtur? Dikush që kryen veprime pedofilie me një fëmijë të mitur që jeton ende në Botën e lodrave dhe përrallave?
Ligji i dënon, por jo sic e meritojnë.
E?shtë e vërtetë që cdokush ka nevojë për një shanc të dytë në jetë, por si mund ti jepet shanci një manjaku kur ky i fundit nuk i dha kurrë shanc presë së tij. Heqja e dënimit me vdekje nxit vdekje të tjera.Cdo manjak ecën me idenë se ligji është shumë i butë me të dhe sado krime të bëjë, do hajë vetëm disa vite burg. Disa prej tyre mendojnë se me burg të përjetshëm do të hanë falas, flenë falas dhe bëjnë qejf falas sepse burgu është si një shtëpi komode për ta ku kanë gjithcka u duhet edhe pse kanë kryer cdo krim kanë dashur. Kjo është arsyeja që cdo manjak apo vrasës, përjashtuar vrasjet për hakmarrje, vetmbrojtje apo pa dashje, duhet të dënohen me vdekje në bazë të krimit që kanë bërë. Sa më i rëndë të jetë krimi, aq më i rendë duhet të jetë dënimi. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe peshorja e ligjit i peshon të gjithë njëllojë.
A.P #vareniketemoster”, shkruan Rozana Radi në postimin e saj, ku ka publikuar edhe foton e të moshuarës.