Nënë e bijë nga Librazhdi kanë humbur jetën brenda një dite nga COVID-19, Safete Leka 93 vjeç dhe Vera Hysa 71 vjeç. Mamaja jetonte në shtëpi me vajzën e saj Verën dhe bashkëshortin. Kjo e fundit ka qenë specialiste në ish-bazën e Bujqësisë Librazhd
Pas shenjave të covidit është nisur menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, e shtruar prej tre ditësh në intubim por nuk ka mundur të mbijetojë.
Më parë ka ndërruar jetë mamaja e saj, pas 4 orësh ka ndërruar jetë dhe e bija.
Ndërkohë ka dalë me Covid edhe bashkëshort i i 71-vjeçares.