Aktualitet

E trishtë – Koronavirusi i merr jetën piktores së njohur shqiptare

Një tjetër personalitet i shquar në vend, ka humbur jetën si pasojë e koronavriusit.

Bëhet me dije se piktorja e njohur, Lumtri Blloshmi ka ndërruar jetë ditën e sotme, në moshën 76-vjeçare, si pasojë e COVID-19.

Piktorja e njohur ishte shtruar prej tre javësh në spitali, pro nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. Ajo u diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa ka punuar në disa institucione kulturore, ku së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version