Kronike

“E vrave se…”/ Zbardhet dëshmia e Mjacajt, bie pista e dronit

Rrëzohet pista se arma e Sokol Mjacajt është futur me dron, ndërsa ka dyshime se ai nuk ka vepruar i vetëm. Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqi, gazetarja Klodiana Lala siguron për BalkanWeb dëshminë e autorit të krimit të djeshëm, i cili vrau dje me armë Arben Lleshin dhe plagosu Indrit Shaqjan. Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Mes të tjerash i burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor. Por sipas Lalës, kjo alibi e tij është rrëzuar nga prokuroria, pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës. Aktualisht në polici janë të shoqëruar 18 punonjës të burgut, civilë por edhe policë. Mësohet se Mjacaj dy muaj më parë ka patur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Sakaq, viktima, Lleshi e nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh

Lajmi ne perditesim

Detaje të reja zbardhen nga ngjarje e djeshme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin ku humbi jetën Arben Lleshi, i cili u ekzekutua nga Sokol Mjacaj. Dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi dhe Sokol Mjacaj ka deklaruar,se nuk e di se si ka arritur arma e krimit, në dorën e tij.

Një pjesë e kamerave të sigurisë dhe skaneri në burgun e Peqinit nuk punonin prej shumë kohësh dhe janë rregulluar ditët e fundit. Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues.

AbcNews mëson se Sokol Mjacaj kishte mundur të siguronte pistoletën me mulli rreth dy muaj më parë, por e ka mbajtur të fshehur. Kjo është pranuar nga deklaratat paraprake të tij. Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj, vrasja të jetë bërë me pagesë.

 

TRENDING

Exit mobile version