Aktualitet

E zë poshtë kali me dru, humb jetën 62-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq, ku një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka humbur jetën teksa ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë banorët e zonës ata tëcilët kanë gjetur viktimën dhe kanë njoftuar policinë.

TRENDING

Exit mobile version