Kronike

E zuri korrenti duke punuar tokën, ndërron jetë 31 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Biçukas në Divjakë mëngjesin e kësaj të shtune. Një 31 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ka qenë duke punuar tokën “Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Lajmi në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version