Edhe dy ditë…Italia lehtëson masat anti-Covid më 17 maj

Italia thotë se rastet e reja me Covid ose po ulen, ose janë të qëndrueshme në të gjithë vendin dhe së shpejti do të jetë tani e gjitha një zonë e verdhë, përveç Valle d’Aosta që mbetet portokalli.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha se do të nënshkruajë një urdhëresë të re, që do të hyjë në fuqi nga 17 maji.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Itali u regjistruan 7 567 raste pozitive COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 182 viktima.

“Në të gjitha vendet, kurbat janë ose të qëndrueshme, ose po ulen dalëngadalë dhe gjithashtu edhe në Itali kurba po tregon një rënie progresive”, deklaroi presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë (ISS), Silvio Brusaferro, në konferencën për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Presioni mbi shërbimet spitalore po zvogëlohet, por në tre rajone është mbi pragun kritik”, shtoi ai. Për të tretën javë radhazi, asnjë rajon nuk është klasifikuar si me rrezik të lartë në Itali.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin