Arlinda Prenaj është shqiptarja nga Klina që ‘rrëmbeu’ kurorën e më të bukurës në Gjermani, ndërsa në “Ftesë në 5” ajo rrëfeu përjetimet.
Ndërkohë e pyetur se kush është ajo në përditshmëri, bukuroshja u shpreh se është një vajzë e re normale si të gjitha të tjerat, punon në farmaci dhe pas pune, bën edhe punët e shtëpisë.
Dal me shoqërinë për një kafe, për shopping. Nuk jam ndryshe, jam një vajzë e re si të gjitha. “Jam si të gjitha vajzat, punoj në farmaci, pas pune bëj punë shtëpie.
Krenaria që jam shqiptare është shumë e madhe, por jam rritur në Gjermani dhe nuk mund t’i ndaj, edhe pse normalisht dashuria për vendlindjen është më e madhe. Vjet isha përfaqësues e Kosovës, këtë vit jam e Gjermanisë dhe duhet ta respektoj këtë”, tha ajo.