Aktualitet

Edi Rama/ Spitali i ri i fëmijëve me aperatura të njëjta sipas sistemit modern Europian

Spitali i ri i Fëmijëve do të jetë një kompleks modern, me aparatura të fjalës së fundit e kushte njësoj si në Europë për vogëlushët e Shqipërisë, në nevojë për shërbim shëndetësor.

Rama inspektoi sot punimet nga afër në Tiranë dhe premtoi se ky do jetë një tjetër zinxhir i ri i transformimit, përsa i përket shëndetësisë.

“Sot kemi edhe atë publikimin e masës që do marrim për pagat që do fillojnë nga 1 janari dhe do të përfshihen në ligjin e ri të buxhetit për 2021. Kështu që të gjitha bluzave të bardha do t’ua rrisim me 40% pagat. Nuk është pak besoj dhe deri para pak kohësh as imagjinohej”, tha Rama.
Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se ky është një investim prej 9 milionë euro.
Ajo theksoi se duke filluar nga viti tjetër do të bëhet edhe pajisja me aparaturat mjekësore, fondi për të cilat është përfshirë në buxhet.
Godina do jetë e përfunduar brënda muajit nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version