Kronike

Egzekutohet një 50-vjeçar me armë zjarri në Fier, alarmohet gruaja e tij e cila ishte dëshmitare në vendngjarje.

Vrasje me armë zjarri në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Viktima është qëlluar në rrugë, rreth orës 06:00 të ditës së sotme, nga një person ende i paidentifikuar, e ben të ditur policia.

“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Policia e Fierit dhe FNSH kane ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorit.

Viktimë ka mbetur shtetasi Ahmet Toska, 50 vjeç, sipas raportit të dhënë nga policia.

Një dëshmitare ka treguar për Ora News edhe momentin e vrasjes dhe atë çfarë ndodhi pas saj.

“Ma vranë, ma vranë”, mësohet të ketë qenë reagimi i bashkëshortes së 50-vjeçarit.

Sipas informacioneve të deritanishme, viktima shoqëronte bashkëshorten e tij çdo ditë për në punë, ndërsa nuk rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ndërkohë policia e Fierit dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Bashkëshortja e viktimës është duke u marrë në pyetje në ambjentet e Policisë së Fierit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version