Bota

Ekipi i Scholz shtrihet në pistën e aeroportit pas alarmit për raketa, kancelari fshihet në kontejner

Kancelari gjerman Olaf Scholz u përball me një alarm pak para nisjes nga Tel Avivi dhe me pas u detyrua të braktiste avionin për shkak të një alarmi rakete. Pasagjerëve iu kërkua të shtriheshin në pistën e aeroportit. Siç raporton Welt, në mision ka pasur edhe gazetarë, të cilët janë detyruar të shtrihen në pistë. Dy raketa të Hamasit u neutralizuan mbi aeroport nga sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit. Sipas raportit të gazetës gjermane, kancelari nuk u shtri në korridor, por vrapoi në një kontejner aty pranë dhe prej andej në një strehë. Pas disa minutash, pasagjerët arritën të hipnin sërish në aeroplan. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se ai kishte diskutuar mënyrat për të marrë ndihma humanitare për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës gjatë Izrael në Benjamin Netanyahutakimit të tij me kryeministrin. “Gjermania dhe Izraeli janë të bashkuar si shtete demokratike, duke vepruar në bazë të drejtësisë dhe ligjit edhe në situata ekstreme… Kam diskutuar me kryeministrin (Netanyahu) mënyrat për t’i lejuar njerëzit në Gaza të marrin ndihmë humanitare për aq kohë sa më shpejt. sa të jetë e mundur”, theksoi Soltz në konferencën për shtyp që dha me kryeministrin izraelit.

Pas Izraelit, Soltz do të shkojë në Egjipt.

TRENDING

Exit mobile version